Nga ILIR ÇUMANI
(Në prag
të zgjedhjeve)
Më shumë se një ngjarje e rëndëshme
në jetën politike të vendit, zgjedhjet në Shqipëri gjatë këtij çerekshekulli
kanë marrë një fizionomi. Ato kanë një tjetër kuptim, duke e kthyer këtë proces
si element shumë jetik për demokracinë, në një ritual tradicional
allashqiptar, e për rrjedhojë, ato kanë një tjetër dimension të natyrës festivo
- grotesko - folklorike. Partitë janë faktorët kryesor në përfshirjen e një
procesi zgjedhor, të cilat kanë në gjirin e tyre anëtarësinë dhe që në fushata
zgjedhore të mara së bashku, ato përbëjnë në tërësi elektoratin.
Mirëpo, nëse dëshironi të
anëtarësoheni në ndonjë parti politike në Shqipëri, kjo është fare e thjeshtë.
Po, po! Eshtë shumë më e thjeshtë nga ç’e mendoni. Kemi plotë, plotë. Mbi 140 parti e partiçka të vockla. Por, me
një kusht: Së pari, duhet të njiheni me “manifestin” e tyre. Të mësoni 10
cilësitë e çmuara të “idealit” që ato kanë...!
1 - Nëse dëshiron të njohësh një
popull të nënështruar dhe një komb që hera herës “noton” i përhumbur në
ndërgjegjen dhe vetëdijen kombëtare, merrni leksione dhe lexoni “manifestin” e
partive tona. Ato janë të njëjta si binjake dhe nuk ndryshojnë nga njëra
tjetra. Gënjejnë dhe premtojnë njësoj. Njësoj përgjerohen e ulërijnë. Betohen e
përbetohen njësoj. Njësoj çirren dhe qajnë deri në ekstazë para sovranit në
kohë zgjedhjesh, e po njësoj të bëhen “kurban”. Pas zgjedhjeve, po ato, njësoj
e injorojnë dhe e shpërfillin sovranin, e po njësoj ngërdheshen e kapardisen
para tij.
2 - Në Shqipëri, partitë politike
janë “anestezia” që në mënyrë konstante mbajnë në gjumë letargjik popullin e
vet.
3 - Pas 27 vitesh pluralizëm
politik, partitë mbetën pjesë e gjenezës së tyre; copëza mbetjesh të mitrës së
përgjakur të nënës që i lindi dhe i rriti: Partia e Punës.
4 - Në vendin tonë, partitë janë si
bisha të uritura, partiçkat, krijesa po aq të lebetitura e të llahktarisura. Në
çdo çast, ato janë gati të shqyejnë njëra tjetrën, e në pamundësi, nëse
nevojitet, janë të gatshme të hanë edhe krijesën e vet...! Dhe mos u çuditni.
Në fund të fundit, në habitatin e tyre e gjitha kjo është një modus vivendi, luftë për mbijetesë, pa
parime, pa kauza, pa moral.
5 - Partitë janë si “fallxhoret” e
bukura që shkëlqejnë me gurë diamantesh. Ushqimi i përditshëm i tyre janë
njerëzit e varfër, turmat lumpiane dhe të dëshpëruara – viktimat e tyre. Por
edhe të kamurit - “borgjezët fisnikë” e injorantë, zengjinët e rinj qesharak,
të babëziturit dhe të pangopurit e kësaj
bote të marrë fund, janë veçmas ushqimi preferencial
dhe i zgjedhur proteinik i këtyre fallxhoreve.
6 - Partitë janë lojtarë të
shkëlqyer të bixhozit. Letrat dhe gurët e tavllës që ato i luajnë mrekullisht,
është një popull i ç’orientuar, i cili historikisht udhëhiqet dhe drejtohet nga
turmat e verbëra.
7 - Partitë janë si prostitutat e
bukura “Vip”. Gjithmonë ato shkëlqejnë dhe sfilojnë në dekore gjigande, shembëllejnë
me ndriçime llampash e neone shumëngjyrëshe. Gjatë sundimit, ato miklohen, por
edhe egërsohen, hynë në garë me njëra – tjetrën kush të kafshojë më shumë pjesë
nga Atdheu i përbashkët. Pas zgjedhjeve rrëshqasin, shkëputen butë – butë nga
turmat dhe nisin të jetojnë në një tjetër realitet, në një jetë të re. Në
godina gjigande e luksoze. Mblidhen dhe shtrojnë çdo ditë tryeza, dreka dhe
darka qeveritare nëpër salla mondane. Luajnë poker dhe organizojnë ankande
“bamirësie”, ballo e mbrëmje “aristokratësh”, bëjnë “diplomaci” e pazare të
ndyra ku të munden e si të munden, në resorte e vila, në jahte e aviona çarter...
E së fundmi, kur trokasin zgjedhjet e radhës, sërish “prostitutat Vip” zgjohen
nga gjumi përrallor. Zbresin butë – butë, nga lartë - poshtë, në popull, atje
ku është turma... Pse jo, dalin edhe në semafor, atje ku është stacioni i
preferuar, ngase aty ka nisur rrugëtimi i tyre i parë dhe fshehtas, i’a shkelin
syrin njëra – tjetrës për të kapur gjahun e radhës: grabitjen e votave.
8 - Partitë janë “bakterie” të
këqia. Ato gjallojnë vrullshëm, në mënyrë të ç’rregullt e të pakontrolluar, në
trupin e një populli të tërë që dergjet në stratin e të sëmurit kronik, në
Dispancerinë - Atdhe.
9 - Mileti – elektorati,
tradicionalisht është i ndarë në parcela mes partive. Mirëpo, gjithmonë të
fituara kanë dalë dhe dalin këto të fundit, duke e lënë popullin me gisht në
gojë. Deri kur...?!
10 - Për sa kohë do të vazhdohet të
tubohet nëpër sheshe e zgëqe të fëlliqura mes moçaleve për partitë dhe
partiçkat tona të “ëmbëla”, të “mira” dhe të “dashura”, për aq kohë ato nuk do
të kursehen t’ia bëjnë në kokë të gjithë shqiptarëve!
E nëse je dakort me përmbajtjen e
këtij “manifesti” dhe nuk ke asnjë kundërshti i dashur populli im “sovran”, të
lutem mos hezito, shko dhe anëtarësohu. Sa më shpejt. Mos humb kohë. Rrofshin e
qofshin, partitë mbi të gjitha..!
Unë po e ndaj këtë dëshmi për partnerët që vuajnë në marrëdhëniet e tyre, sepse ka një zgjidhje të qëndrueshme.
ReplyDeleteBurri im më la mua dhe 2 fëmijët tanë për një grua tjetër për 3 vjet. U përpoqa të jem e fortë vetëm për fëmijët e mi, por nuk munda t'i kontrolloja dhimbjet që më mundonin zemrën. Isha i lënduar dhe i hutuar. Unë kisha nevojë për ndihmë, kështu që bëra disa kërkime në internet dhe hasa në një faqe ku pashë që Dr. DAWN ACUNA, një magjistar, mund të ndihmojë të kthejnë të dashuruarit. E kontaktova dhe ajo bëri një lutje dhe magji të veçanta për mua. Për çudinë time, pas 3 ditësh, burri im u kthye në shtëpi. Kështu u ribashkuam përsëri dhe kishte shumë dashuri, gëzim dhe paqe në familje.
Ju gjithashtu mund të kontaktoni Dr. DAWN ACUNA për zgjidhje të shpejtë.
1) Nëse dëshironi të ribashkoheni me të dashurin tuaj.
2) Nëse keni nevojë për paqe / gëzim / lumturi në martesën tuaj.
3) Nëse dëshironi të trajtoni infertilitetin.
4) Nëse dëshironi të kuroni çdo lloj sëmundje, Kancerin/HIV/Tubën e bllokimit/etj.
5) Nëse doni të tërheqni dikë në jetën tuaj.
Whatsapp: +2348032246310
Email: dawnacuna314@gmail.com