Nga DHURATA HAMZAI
Në foto: Aktorja Matilda Makoçi me z. Ilir Çumani - 08.11.2016
Ilir Çumani:
Sot nuk kemi modele të mira për investimin që ka bërë shoqëria në aspektin
profesional e shpirtëror për këta fëmijë.
Aktorja e mirënjohur Matilda Makoçi,
pas rikthimit të saj në skenën e aktiviteteve që ndodhi një muaj më parë në
ekspozitën e Natasha Begës, ka marrë pjesë në një tjetër aktivitet. Ajo ka
shkuar në një takim me personalitetet që dikur janë rritur jetimë në Shtëpinë e
Fëmijëve.
Takimi u organizua nga Drejtori i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, Ilir Çumani. Aktorja e njohur Matilda Makoçi është takuar me ish fëmijët jetimë të brezave të shkuara që dikur ishin personazhet realë të filmit “Si gjithë të tjerët”, nga jeta e të cilëve skenaristi i mirënjohur Ruzhdi Pulaha dhe regjisori Spartak Pecani ndërtuan subjektin e këtij filmi kuptimplotë me tematikë sociale.
Tashmë të bërë burra e
gra në moshë madhorë, ata e kanë lumturuar aktoren me kujtimet e asaj kohe, kur
Matilda Makoçi hidhte hapat e para në aktrim. Ishte vetëm rreth 18 vjeç dhe
luante rolin e një vajze të re, e dashuruar me Vullnetin, (personazhi në film), i cili ishte një djalë pa familje biologjike që
luante rolin e një të riu jetim, i rritur në Shtëpisë Fëmijës.
Ngjarjet në këtë film të realizuar 35 vite më parë (1981), janë vendosur në një tjetër realitet dhe zhvilloheshin në një atmosferë jo fort të shëndetshme sociale, atëherë kur në mjedisin tonë shoqëror nxirrnin krye psikologjitë dhe mentalitetet e ndryshme me ngarkesa ekstremisht emocionale, në një botë plot paragjykime e prapagjykime të kohës.
Ishte periudha kur një djalë apo një vajzë
e rritur në Shtëpinë e Fëmijës që dashurohej me një vajzë apo djalë që vinte
nga një familje tradicionale shqiptare dhe me baza të konsoliduara, ishin të
ndëshkuar ti ndiqte nga pas hija e një të shkuare të panjohur më parë, hija e mënjanimit,
e mëshirës dhe e paragjykimive, edhe pse në të vërtetë, në formimin dhe
edukimin që merrnin brenda institucioneve ku ata rriteshin, nuk kishin as më
shumë dhe as më pak asnjë dallim nga të tjerët.
Ilir Çumani, një personazh publik tashmë i njohur, është njëri nga ata që u rrit vetë në Shtëpinë e Fëmijës dhe pohon se e ka ftuar aktoren në kujtim të filmit “Si gjithë të tjerët”, pasi mësoi se ajo do të riniste jetën e saj artistike.
Vetë Çumani, si shumë bashkëmoshatarë të brezit të tij ka qenë protagonisti në jetën reale e fatit të një të riu jetim që, pasi dilte nga dyert e institucionit ku u rrit, po përballej me vështirësitë e shumta për t’u integruar ashtu siç përcillen ngjarjet në këtë film.
Ai thotë se takimi i aktores me personazhet realë të filmit, konsiston në përpjekjen që Iliri bën për të përcjellë përmes përvojës personale traditën më të mirë nga e kaluara, ku sipas tij, “shumë nga edukatorët e Shtëpisë së Fëmijëve të asaj kohe në vendin tonë, me pasionin, këmbënguljen, dhembshurinë dhe dashurinë e tyre kanë dhënë gjithçka të mirë që mundën për edukimin dhe mirërritjen e fëmijëve jetimë”.
“Synimi është të tërheqim vëmendjen për të gjitha institucionet, aktorët e ligjitzbatues dhe politikëbërës që të rrisin standardet e shërbimeve në qendrat sociale të Shtëpive të Fëmijëve ku rriten dhe edukohen këta fëmijë me nevoja specifike, jo vetëm si një marrëdhënie zyrtare, por edhe si modele pozitive të ndërtimit të marëdhënieve natyrale e njerëzore, të suksesit të tyre në jetë edhe pasi dalin nga dyert e këtyre institucioneve”, - tha Çumani.
Pasi kujton se filmi “Si gjithë të tjerët”, edhe pse një film skematik i kohës së rregjimit që lamë pas, gjithsesi ishte një propagandë e mirë që nxiste modelet dhe shembujt pozitiv të humanizmit, të solidaritetit social, të vullnetarizimit komunitar dhe promovonte vlerat e dashurisë njerëzore.
Drejtori i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë pohon se sot, për fat të keq nuk kemi modele të mira që tregojnë se shoqëria e sotme duhet të evidentoj vlerat humane, të dëshmojë forcën e investimit përmes përgjegjësisë sociale në themel të së cilës të shfaqen virtutet humane që lidhen me traditën dhe të shkuarën në aspektin profesional e shpirtëror për këta fëmijë.
Çumani poston në Facebook një foto me aktorin Edmond Topi, protagonistin kryesor të filmit “Si gjithë të tjerët”, si simbol të ngjashmërisë së ëndrrës së projektuar në film me realitetin e tij.
Çumani përmend gjithashtu kontributin e patjetërsueshëm të ekipit
realizator të filmit si, skenaristit Ruzhdi Pulaha, regjisorit Spartak Pecani, kompozitorit
Aleksandër Peçi, operatorit Ilia Terpini dhe të një stafi të shkëlqyer aktorësh
në atë film si Matilda Makoçi, Edmond Topi, Thimi Filipi, Antoneta Papapavllo,
Tinka Kurti, Bep Shiroka, Petraq Xhillari, Ali Bega, etj, ku përmes lojës
brilante dhe tepër jetësore ata skalitën dhe jetësuan me mjeshtëri punën e madhe
pasionante dhe të palodhur të shumë figurave të shquara të arsimit që u morrën me
edukimin dhe mirërritjen e fëmijëve të këtyre institucioneve si Persa Grabova, Lame
Xhama, Ollga Gusho, Evanthi Ciko, Kristina Kumi, Vangjel Pulla, Kimete Hasa,
Niko Ceci, Aneta Shuteriqi, Jani Marku, Anastasia Kolo, Kostando Gadina,
Haxhire Xhama, Kleopatra Balani, Vita Llalla, Lola Mekshi, Anastas Gjika, Figalo
Bejo, etj, që bën gjithçka mundën për fëmijët e mbetur jetimë. Ndërsa për
Matilda Makoçin, të cilën Iliri e shihte me sytë e një fëmije, shprehet se
ishte e mrekullueshme në atë rol, e magjishme, e ëmbël dhe delicate.
Portreti i saj sintetizonte gjithë pafajësinë, fisnikërinë, bukurinë dhe mirësinë e qënies njerëzore, imazhin e engjëllit mbrojtës aq të munguar, të nevojshme dhe të dëshiruar për çdo fëmijë jetimë.
Takimi u organizua nga Drejtori i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, Ilir Çumani. Aktorja e njohur Matilda Makoçi është takuar me ish fëmijët jetimë të brezave të shkuara që dikur ishin personazhet realë të filmit “Si gjithë të tjerët”, nga jeta e të cilëve skenaristi i mirënjohur Ruzhdi Pulaha dhe regjisori Spartak Pecani ndërtuan subjektin e këtij filmi kuptimplotë me tematikë sociale.
Në foto: Aktorja Matilda Makoçi me përfaqësues të Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, 08.11.2016
Ngjarjet në këtë film të realizuar 35 vite më parë (1981), janë vendosur në një tjetër realitet dhe zhvilloheshin në një atmosferë jo fort të shëndetshme sociale, atëherë kur në mjedisin tonë shoqëror nxirrnin krye psikologjitë dhe mentalitetet e ndryshme me ngarkesa ekstremisht emocionale, në një botë plot paragjykime e prapagjykime të kohës.
Në foto: Aktorja Matilda Makoçi me përfaqësues të Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, 08.11.2016
Ilir Çumani, një personazh publik tashmë i njohur, është njëri nga ata që u rrit vetë në Shtëpinë e Fëmijës dhe pohon se e ka ftuar aktoren në kujtim të filmit “Si gjithë të tjerët”, pasi mësoi se ajo do të riniste jetën e saj artistike.
Në foto: Aktorja Matilda Makoçi me përfaqësues të Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, 08.11.2016
Vetë Çumani, si shumë bashkëmoshatarë të brezit të tij ka qenë protagonisti në jetën reale e fatit të një të riu jetim që, pasi dilte nga dyert e institucionit ku u rrit, po përballej me vështirësitë e shumta për t’u integruar ashtu siç përcillen ngjarjet në këtë film.
Ai thotë se takimi i aktores me personazhet realë të filmit, konsiston në përpjekjen që Iliri bën për të përcjellë përmes përvojës personale traditën më të mirë nga e kaluara, ku sipas tij, “shumë nga edukatorët e Shtëpisë së Fëmijëve të asaj kohe në vendin tonë, me pasionin, këmbënguljen, dhembshurinë dhe dashurinë e tyre kanë dhënë gjithçka të mirë që mundën për edukimin dhe mirërritjen e fëmijëve jetimë”.
“Synimi është të tërheqim vëmendjen për të gjitha institucionet, aktorët e ligjitzbatues dhe politikëbërës që të rrisin standardet e shërbimeve në qendrat sociale të Shtëpive të Fëmijëve ku rriten dhe edukohen këta fëmijë me nevoja specifike, jo vetëm si një marrëdhënie zyrtare, por edhe si modele pozitive të ndërtimit të marëdhënieve natyrale e njerëzore, të suksesit të tyre në jetë edhe pasi dalin nga dyert e këtyre institucioneve”, - tha Çumani.
Pasi kujton se filmi “Si gjithë të tjerët”, edhe pse një film skematik i kohës së rregjimit që lamë pas, gjithsesi ishte një propagandë e mirë që nxiste modelet dhe shembujt pozitiv të humanizmit, të solidaritetit social, të vullnetarizimit komunitar dhe promovonte vlerat e dashurisë njerëzore.
Drejtori i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë pohon se sot, për fat të keq nuk kemi modele të mira që tregojnë se shoqëria e sotme duhet të evidentoj vlerat humane, të dëshmojë forcën e investimit përmes përgjegjësisë sociale në themel të së cilës të shfaqen virtutet humane që lidhen me traditën dhe të shkuarën në aspektin profesional e shpirtëror për këta fëmijë.
Çumani poston në Facebook një foto me aktorin Edmond Topi, protagonistin kryesor të filmit “Si gjithë të tjerët”, si simbol të ngjashmërisë së ëndrrës së projektuar në film me realitetin e tij.
Në foto: Aktorja Matilda Makoçi me aktorin Herion Mustafaraj dhe Ilir Çumani,
08.11.2016
Portreti i saj sintetizonte gjithë pafajësinë, fisnikërinë, bukurinë dhe mirësinë e qënies njerëzore, imazhin e engjëllit mbrojtës aq të munguar, të nevojshme dhe të dëshiruar për çdo fëmijë jetimë.
No comments:
Post a Comment