ZHULIANA G. JORGANXHI
(Mikut tim të vyer, Ilir Çumani,
Drejtor i Përgjithshëm i Institutit
Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë)
Si një bisk i rënë në tokë.
Ti i mitur, jetimmbetur,
Netë e ditë gëlltisje lotë,
Si kafshatë e patretur.
Të mungoi ninull’ e Nënës,
Puthj’ e saj e ngrohë mbi ballë,
Luteshe që dhe në ëndërr,
Të të vinte një çast pranë.
Ikën vite, hodhe shtatin…
Rruga s’ish për ty asfalt…
Asnjë çast s’e ndale hapin
Drejt jetimëve të pafat.
Sa herë gjumin i’a ke prishur
Kush paranë e ka si mbret.
Sa shumë maska ti ke grisur,
Kur mëshira zemrat vret!
Zëri yt me forcë ngrihet.
Zemra jote hapur rri,
“Çdo jetim të mos ndihet
Si fëmijë pa fëmijëri!”
Sa gëzon kur mirësia
si një rreze dielli vjen,
Ku merr dritë gjithësia,
dashurinë jetimi ndjen.
Nuk ndjen lodhje miku im!
Nëpër ditë edhe mote!
Mbron me zemër çdo jetim
Zgjon ndërgjegjen kësaj bote…!
Trieste – Itali, 22 prill, 2020
Ilir Çumani, Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, me Fëmijët Jetimë nga e gjithë Shqipëria, me rastin e 20 majit, 2012 - (Dita Kombëtare e Jetimëve).
No comments:
Post a Comment