Nga ILIR ÇUMANI
Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda, i
kishte dhënë Dritan Dajtit dënimin me burgim të përjetshëm. Në të
njëjtën kohë, ajo kishte pranuar edhe kërkesën e tij për gjykim të
shkurtuar, duke i dhënë shansin për të kryer vetëm 25 vjet burg për
vrasjen e katërfishtë të oficerëve të policisë së shtetit.
Pas shumë
proceseve gjyqësore të tejzgjatura, të shoqëruara edhe me përpjekje nga
i pandehuri me arratisje spektakolare, ndaj tij u morr një dënim me
burgim të përjetshëm.
Mirëpo, Gjykata e Lartë, për shkelje të procedurës
gjyqësore e kthehu çështjen sërish në Shkallën e Parë, ku gjatë
rigjykimit, ai sërish u gjet fajtor për vrasjen e 4 efektivëve të
policisë së shtetit. Me këtë rast, Gjykata e Apelit, duke marrë parasysh
gjykimin e shkurtuar, i uli 1/3 e dënimit duke e kthyer në 25 vjet
burg.
Trupa gjykuese që dha këtë vendim, nuk i përkiste Gjykatës së
Krimeve të Rënda.Ata që dhanë këtë vendim, janë gjyqtarë të Gjykatave të
Apelit në rrethe, sepse të gjithë gjyqtarët e tjerë që kishin gjykuar
çështjen e tij, kishin marrë pjesë, të paktën njëherë në seancat që
drejtonin në gjykim të Dajtit, ndërkohë që ky i fundit, herë pas here
kishte kërkuar përjashtimin e tyre.
Duhet thënë se, ky është i vetmi rast
që një Gjykatë e Krimeve të Rënda në Shqipëri nuk dënon me burgim
përjetë personin që e gjen fajtor për vrasjen e katërfishtë të
efektivëve të policisë së shtetit, konkretisht për vrasjen e oficerëve
të policisë Altin Dizdari, Fatos Xhani, Fatos Xhani dhe Saimir
Duçkollari në vitin 2009. Dritan Dajti, edhe pse u përballë në gjykatë
para togave të zeza i pambrojtur në asnjë rast të vetëm nga përfaqësuesi
ligjor, edhe pse refuzoj kategorikisht mbrojtjen me avokatë që shteti
ia vuri në dispozicion, ai sërish ndjehej i sigurtë, qëndrestar dhe
sfidues.
Ai diti të mbrohej i vetëm në betejën e
tij ligjore duke ia dalë mbanë.Ia doli mrekullisht, mbase edhe i
këshilluar, duke luajtur mirë taktikisht dhe duke u mbrojtur prej atyre
që në fakt duhet ta ndëshkonin në mënyrën më shembullore, si një shpagim
drejtësie për përmasat e një krimi monstruoz të kryer prej tij ditën me
diell.
Me ndryshimin e vendimit nga burgim të përjetshëm në atë me 25
vjet heqje lirie, duket si një paradoks fakti që, në mungesë të
mbrojtjes ligjore të refuzuar nga Dajti, Gjykata është vënë në një rol
të dyfshtë; edhe në rolin e gjykuesit, edhe në rolin e “avokatit” të
munguar në proces, duke “marrë përsipër tagrin e një mbrojtësi ligjor të
paautorizuar” nga ligji, i cili solli si pasojë edhe zbutjen e
dënimit.
Në gjykimin tim, kjo ka ndodhur për shkak të një inercie të
vazhdueshme mbi praktikën se si janë trajtuar që në të kaluarën dhe deri
tani këto çështje kaq sensitive, mbështetur mbi bazën e një
metodologjie dhe tipologjie të kamufluar dhe qartësisht korruptive, duke
shfrytëzuar në mënyrë të pandershme ato boshllëqe dhe hapësira ligjore
që ka ligji.
Kësaj, i bashkangjitet edhe ajo pjesë e frikshme dhe
kriminale e togave të zeza, e marrë peng jo vetëm nga krimi ordiner dhe
ai institucional, por më së shumti, i inspiruar dhe i frymëzuar çdo ditë
edhe nga krimi politik, duke sfiduar në mënyrën më ekstreme shtetin me
teknikat më të sofistikuara, mafioze e korruptive antishtet.
Përballë një
skeme mafioze të mirëstrukturuar, e cila ka funksionuar në mënyrë kaq
perfekte në afro tre dekadat e fundit, është e kuptueshme se “skanerit”
motak të vettingut do ti shpëtojnë edhe për ca kohë raste si kjo e
çështjes “Dajti”.
Ndërkohë, është e para herë në historinë
e periudhës së 28 viteve të fundit, që Prokuroria e Krimeve të Rënda,
ka ndërrmarë një hap serioz dhe shumë pozitiv, duke aplikuar një
standard dhe tipologji ndryshe nga herë të tjera në sferën e hetimit
kundër korruspionit pasiv dhe aktiv brenda sistemit të drejtësisë.
Kjo
Prokurori, autorizoi me një mandat Policinë e Shtetit që të ushtroj
kontroll në banesat e tre gjyqtarëve që gjykuan rastin e Dritan Dajtit,
të cilët, duke marrë shkak nga gjykimi i shkurtuar për rastin në fjalë, e
konvertuan vendimin e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, nga
vendim me burg të përjetshëm në vendim me 25 vjet heqje lirie.
Nuk po ndalemi tek pasojat tepër të
rënda që sjell një vendim i tillë për imazhin e një vendi anëtar i NATOS
dhe që aspiron të bëhet pjesë e BE – së.
As për faktin se kemi të bëjmë
me një fyerje të hapur ndaj kujtimit të viktimave të rënë në krye të
detyrës. As për sfidën dhe karshillëkun që këto palo gjykata, me vendime
të tilla monstruoze inspirojnë, kurajojnë dhe frymëzojnë krimin dhe
kriminelët përballë isntitucioneve shtetërore dhe ligjit.
Nga ana
tjetër, dekurajojnë edhe strukturat e Policisë së Shtetit. Gjithsesi,
edhe pse nuk është zbardhur ende arsyetimi i këtij vendimi, i cili do
t’i shërbej hetimit për tu njohur me argumentat që trupa gjyqësore ka
dhënë për të legjitimuar këtë vendim, një gjë është tepër pozitive e
shpresëdhënëse.
Sot, janë dhanë sinjalet e para dhe të qarta që na
kujtojnë se tashmë po vjen koha që të thyhet “miti” i të paprekshmëve
dhe të shëmbet status qua-ja që ka mbajtur dhe mban peng
sistemin e drejtësisë, për të hapur një faqe të re në funksionimin e
shtetit ligjor sipas parimit: Të gjithë të barabartë para ligjit.
Sigurisht që nuk do të jetë e lehtë,
ngase tentakulat e krimit të organizuar në këto afro tre dekadat e
fundit në vendin tonë, kanë një prapavijë dhe infrastrukturë ende të
sofistikuar. Për këtë arsye, kjo e bën edhe më të vështirë të gjithë
përpjekjen dhe luftën pa kompromisë që policia e shtetit dhe
institucionet ligjzbatuese e ndeshin dita ditës në përballjen frontale
me krimin dhe korrupsionin.
Por, unë do të ndalem në një moment që lidhet
me lajmin që u dha këto ditë nga media, lajm i cili ka të bëjë me
faktin e operacionit të kryer nga policia e shtetit në bashkërendim me
forcat speciale.
Në zbatim të mandatit të nxjerrë nga Prokuroria e
Krimeve të Rënda, ata kanë ushtruar kontroll të befasishëm në banesat e
gjyqtarëve për dyshime të arsyeshme ndaj tyre, për korrupsion pasiv dhe
aktiv, i cili lidhet me vendimin që ata kanë dhënë për Dritan Dajtin,
duke e shpëtuar nga dënimi me burgim të përjetshëm.
Operacioni u
zhvillua njëkohësisht në banesat e gjyqtarëve të Apelit të Vlorës, S. D
dhe P.A, si dhe në atë të A. N, gjyqtar në Gjykatën e Apelit në Shkodër,
por me banim në Lezhë. Sipas burimeve të lajmit, është bërë e ditur se
gjatë ushtrimit të kontrollit në banesën e gjyqtarit S.D në kryeqytet, u
gjetën rreth 17 mijë euro dhe municione të armëve luftarake, për të
cilat, ai duhet të japë shpjegime mbi mënyrën se si i ka
siguruar.Gjyqtari S.D u shoqërua në polici nga avokati i tij F. N dhe
një oficer i policisë gjyqësore, për të dhënë më shumë detaje mbi ato që
u zbuluan në shtëpinë e tij të dytë.
Gjatë një interviste për median,
avokati i klientit – gjyqtar që i’u gjend shuma e parave në banesë, u
justifikua se ato para ishin të djalit të gjyqtarit, i cili merrej edhe
me një aktivitet privat.
Në fakt, deri këtu, logjika e pranon mbrojtjen që avokati i bën klientit të tij (gjyqtar).
Sigurisht, pasi të jenë kryer verifikimet dhe hetimi të shtrihet edhe
më tej, deri tek aktiviteti privat i të birit të gjyqtarit, nëse vërtet
ai i justifikon këto të ardhura në hapësirë dhe në kohë, në përputhje me
aktivitetin dhe me të ardhurat që ka.
Nga ana tjetër, kur gazetarja
vazhdon dhe e pyet më tej avokatin se si e shpjegon faktin që gjatë
kontrollit që u bë në banesën e këtij gjyqtari, bashkë me shumën e
parave u gjendën edhe municion kuftarake (krëhër me fishekë), përgjigja
ishte “spektakolare…”.
I gjendur në befasi nga kjo pyetje, avokati u
përtyp pak dhe aty për aty, pasi e koncentroi përgjigjen e tij, tha:
“klienti im ka patuar një armë me leje. Kur doli ligji për dorëzimin e
armëve, ai e dorëzoi, por harroi se kishte edhe fishekët…(!!!)”.
Kjo
përgjigje, jo vetëm që nuk e bën të besueshme mbrojtjen e klientit –
gjyqtar, por e kompromenton dhe e rëndon edhe më shumë situatën në të
cilën ai ndodhet, duke i dhënë një indicie edhe më të fortë trupës së
prokurorisë për të thelluar edhe më tej hetimin e ndërmarë prej saj.
Bazuar jo vetëm në dyshimet e arsyeshme për korrupsionin pasiv dhe aktiv
për shkak të vendimit të marë, por, edhe për veprën tjetër penale, atë
të mbajtjes pa leje të municioneve të armëve të zjarrit.
Të përdorësh
një argument të tillë, me synimin për të nxjerrë nga situata e
paligjshmërisë njeriun që e njeh më mirë se askush tjetër ligjin, (gjyqtarin),
i cili, çdo ditë përballet dhe gjykon paligjshmërinë e atyre që
gjykohen në pallatin e drejtësisë në emër të ligjit, është një mision i
vështirë, gati i pamundur.
Një avokati, që në fund të fundit
përdorë çdo mjet për të lehtësuar klientin e tij, mund ti lejohet që një
argument të tillë ta përdorë si alibi, por, për çdo ekspert dhe
specialist të fushës së drejtësisë dhe të jurisprudencës, është e
papranueshme si nga pikpamja etike e morale, ashtu edhe nga pikpamja
profesionale.
Në fakt, asnjë mëndje e nivelit poshtë mesatar, asnjë
student i vitit të parë që studion për Drejtësi, nuk do ta pranonte
logjikën infantile të kësaj mbrojtjeje me këtë lloj argumenti. Përjashto
rastin, nëse do të kishim të bënim me një gjyqtar që në të tjera
rrethana do mund të vuante nga “humbja e kujtesës”.
Kjo vërtetë do ta
bënte atë vulnerabël përballë fakteve dhe pasojave ligjore që sjell
rasti flagrant i mbajtjes pa leje në shtëpi i municioneve të armëve
të zjarrit. E nëse kjo alibi do të merrej si argument për ti shpëtuar
për një çast ligjit, nga ana tjetër do të kishim të bënim me një tjetër
situatë të paprecedentë.
Do të kishim të bënim me një gjyqtar që në
kushtet e “shterimit të kujtesës”, ai mban në mënyrë të papërshtatshme
dhe të papajtueshme me detyrën një funksion publik shumë delikat, sepse
gjykon dhe merr çdo ditë vendime që sjellin pasoja të rënda në dhënien e
drejtësisë.
Në të kundërt, kjo e ngarkon me
përgjegjësi të plotë këtë gjyqtar, sepse ai ka qenë dhe është i
vetëdijshëm për pasojat ligjore dhe penale që rrjedhin nga ky veprim i
paligjshëm. Në të dyja rastet, përmes një gjykimi të pandershëm dhe një
mbrojtjeje të paautorizuar në Gjykatë, përfshihen brenda një “loje” dy
aktorë në një proces gjykimi.
Njëri që gjykohet për një krim të
shumëfishtë, dhe një tjetër që gjykon krimin e bërë. Ky i dyti, edhe pse
konsiderohet si “gardian” i ligjit, është i kapur në paligjshmëri, (me municione të armëve të zjarrit pa leje).
Në këto rrethana, jemi përballë një paradoksi në kërkim të një drejtësie të kapur…!
No comments:
Post a Comment