20 Maji
njihet ndryshe si Dita Kombëtare e Jetimëve, por vitet e fundit kjo është
kthyer në formën e festës dhe ku fëmijëve i dhurohet diçka, por më
shumë se dhurata Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë
kërkon mbështetje nga qeveria për të përmirësuar dhe ndihmuar gjendjen ku
ndodhen këta jetimë.
Nëpër media është folur shumë, por nisma nuk janë marrë,
duke i lënë këta fëmijë në mëshirë të fatit. Çdo ditë nëpër rrugë të
Tiranës dhe jo vetëm, ne shohim fëmijë që kërkojnë lëmoshë
nga kalimtarët.
Ilir Çumani Drejtor i Përgjithshëm i këtij Instituti, të
hënën zhvilloi një seri veprimtarish që ishin model për sensibilizimin e
opinionit për këtë kategori fëmijësh. Një veprimtari që nisi me një takim me
shkrimtarin e madh të kombit por edhe atë botëror z. Ismail Kadare me rreth 100
fëmijë jetimë.
Në këtë takim, Kadare shoqërohej nga bashkëshortja e tij Helena,
Presidenti i Shtëpisë Botuese “Onufri” z. Bujar Hudhri dhe z. Ilir Çumani.
Dhe pse dita ishte e vrenjtur, Kadareja, si asnjëherë tjetër, pasi takoi
të gjithë fëmijët, zuri vend në ambientin e jashtëm të kompleksit “Juvenilia” .
Në fjalën e hapjes z, Çumani theksoi:
“Të dashur fëmijë! Siç ju e dini, sot,
është 20 Maj, Dita Kombëtare Jetimëve. Çdo vit, në këtë ditë, ne kemi
organizuar veprimtari që kanë qëllim sensibilizimin e mbarë opinionit për këtë
shtresë.
Veprimtari që sjellin vëmendje të shoqërisë shqiptare që të rrisin shkallën e sensibilitetit dhe të vëmendjes pikërisht për atë pjesë të shoqërisë sonë që janë fëmijët pa kujdesej prindërore.
Sot është një nder i madh që në këtë aktivitet na nderon me pjesëmarrjen e tij një nga figurat më të mëdha të kombit shqiptar, një personalitet i letërsisë shqipe dhe asaj botërore shkrimtari i shquar Ismail Kadare.
Unë sapo ia propozova dëshirën tuaj për tu takuar me të ai e ka pritur me kënaqësinë më të madhe bashkë me bashkëshorten e tij znj. Helena Kadare.
Unë i falënderoj në emrin tuaj dhe të gjithë jetimëve të Shqipërisë. Ai ka vënë kohën e tij në dispozicion për të komunikuar me ju, ku ju mund të dialogoni për gjithçka që ju keni lexuar nga krijimtaria e shkrimtarit dhe në fund fare zoti Kadare ka menduar t’ju bëjë edhe një dhuratë nga librat e tij dhe besoj se do jetë një nga momentet më të bukura dhe një nga kujtimet më të bukura për ju.
Kur të kalojnë vitet ju do të kujtoni se kjo ditë mbetet e artë. Unë dua ti falënderoj dhe një herë zotin dhe zonjën Kadare që erdhën sot mes nesh dhe le të fillojmë që të komunikojmë së bashku”.
Menjëherë pas kësaj fjale të z. Ilir Çumani fjalën e mori shkrimtari i madh Kadare. Ai theksoi se ndihet vërtet i emocionuar që gjendet sot mes fëmijëve jetimë dhe e priti me kënaqësi ftesën,
Ju jeni një kategori theksoi Kadare që duhet gjithmonë të keni kujdesin e shtetit, shoqërisë dhe të gjithë shtresave të popullsisë. Në këto fjalë përshëndetëse zëri i Kadaresë ishte mallëngjyes dhe plot emocion.
Si ato momente se kam parë kurrë Kadarenë në shumë e shumë takime të rastësishme apo në daljet televizive.
Ai po përcillte një tjetër cilësi të karakterit të tij po shpaloste ndoshta si asnjëherë anën sociale, shpirtin e ndjeshëm.
Në fund të përshëndetjes Kadare u tha fëmijëve të pyesnin pa droje dhe se ai do përgjigjej natyrshëm, plot sinqeritet, ashtu si sinqeriteti që karakterizon fëmijët në këtë moshë.

Z. Ilir Çumani, Drejtor i Përgjithshëm i IKIJSH, gjatë fjalës së përshëndetëse në takimin e një grupi të rijnsh jetim me shkrimtarin e madh Ismail Kadare, me rastin e 20 Majit, "Dita Kombëtare e Jetimëve", 20 Maj, 2019.
Sot është një nder i madh që në këtë aktivitet na nderon me pjesëmarrjen e tij një nga figurat më të mëdha të kombit shqiptar, një personalitet i letërsisë shqipe dhe asaj botërore shkrimtari i shquar Ismail Kadare.
Unë sapo ia propozova dëshirën tuaj për tu takuar me të ai e ka pritur me kënaqësinë më të madhe bashkë me bashkëshorten e tij znj. Helena Kadare.
Unë i falënderoj në emrin tuaj dhe të gjithë jetimëve të Shqipërisë. Ai ka vënë kohën e tij në dispozicion për të komunikuar me ju, ku ju mund të dialogoni për gjithçka që ju keni lexuar nga krijimtaria e shkrimtarit dhe në fund fare zoti Kadare ka menduar t’ju bëjë edhe një dhuratë nga librat e tij dhe besoj se do jetë një nga momentet më të bukura dhe një nga kujtimet më të bukura për ju.
Kur të kalojnë vitet ju do të kujtoni se kjo ditë mbetet e artë. Unë dua ti falënderoj dhe një herë zotin dhe zonjën Kadare që erdhën sot mes nesh dhe le të fillojmë që të komunikojmë së bashku”.
Menjëherë pas kësaj fjale të z. Ilir Çumani fjalën e mori shkrimtari i madh Kadare. Ai theksoi se ndihet vërtet i emocionuar që gjendet sot mes fëmijëve jetimë dhe e priti me kënaqësi ftesën,
Ju jeni një kategori theksoi Kadare që duhet gjithmonë të keni kujdesin e shtetit, shoqërisë dhe të gjithë shtresave të popullsisë. Në këto fjalë përshëndetëse zëri i Kadaresë ishte mallëngjyes dhe plot emocion.
Si ato momente se kam parë kurrë Kadarenë në shumë e shumë takime të rastësishme apo në daljet televizive.
Ai po përcillte një tjetër cilësi të karakterit të tij po shpaloste ndoshta si asnjëherë anën sociale, shpirtin e ndjeshëm.
Në fund të përshëndetjes Kadare u tha fëmijëve të pyesnin pa droje dhe se ai do përgjigjej natyrshëm, plot sinqeritet, ashtu si sinqeriteti që karakterizon fëmijët në këtë moshë.
(Më poshtë do japin pyetjet e fëmijëve dhe përgjigjet e
Kadaresë për rreth 45 minuta, ku ai u përgjigj pa asnjë hezitim)
- Si lindi dëshira për
tu bërë shkrimtar, apo si erdhi tek ju letërsia?
Kjo nuk është histori serioze. Është një nga historitë e
fëmijërisë. Të gjithë ju që jeni këtu besoj se e keni menduar se çfarë do
të bëheni shkrimtar, filozof, doktorë etj.
Por njerëzit nuk e tregojnë këtë. Ne shkrimtarët jemi të detyruar që ta tregojmë në kuptimin moral. Lexuesit kanë të drejtë që të pyesin se si ka lindur, rritur, kthjelluar dëshira për tu bërë shkrimtar, etj.
Unë kam qenë i vogël kur kam menduar si plot fëmijë të tjerë pa i dhënë peshën e duhur të bëhesha shkrimtar. Pra mendoja të bëja libra si ato që lexoja në atë kohë.
Konkretisht! Isha në një moshë 11-12 vjeçare ku leximi është shumë i natyrshëm tek disa dhe jo shumë i natyrshëm tek disa të tjerë.
Unë e doja shumë leximin dhe siç e kam shpjeguar disa herë mua më ra fati që nga librat që më ra në dorë për herë të parë ishte një libër që nuk ishte i përshtatshëm për fëmijët.
Është fjala për tragjedinë “Makbeth” të Shekspirit, një libër që më tërhoqi në radhë të parë se kishte fantazma dhe shtriga.
Dhe për fat të mirë më qëlloi një model i jashtëzakonshëm që më ngjalli emocion. U magjepsa pas këtij libri dhe më rrinte mëndja që të bëja dhe unë një libër si ky dhe mu duk shumë e lehtë.
Gjëja e parë që bëra ishte se mora një fletore dhe një laps dhe fillova që ta kopjoja me dorë se nuk më shkonte mendja se mund ta gjeja në librari apo në bibliotekë. Aty edhe mund ti gjeja kollaj.
Ka diçka komike në këto fillime në ëndrrën për shkrimtar . Por ky libër i vështirë më udhëzoi në jetë, më dha modelin se duhej të shkruaja.
Ju jeni djem dhe vajza adoleshent dhe keni një fantazi të zhvilluar juve mund t’ju mungojnë shumë gjera por jam i sigurt se juve nuk ju mungon fantazia ëndrrat, mendimet dhe opinionet që keni.
- Kush ishte shkrimi i parë dhe kur e
keni botuar?Por njerëzit nuk e tregojnë këtë. Ne shkrimtarët jemi të detyruar që ta tregojmë në kuptimin moral. Lexuesit kanë të drejtë që të pyesin se si ka lindur, rritur, kthjelluar dëshira për tu bërë shkrimtar, etj.
Unë kam qenë i vogël kur kam menduar si plot fëmijë të tjerë pa i dhënë peshën e duhur të bëhesha shkrimtar. Pra mendoja të bëja libra si ato që lexoja në atë kohë.
Konkretisht! Isha në një moshë 11-12 vjeçare ku leximi është shumë i natyrshëm tek disa dhe jo shumë i natyrshëm tek disa të tjerë.
Unë e doja shumë leximin dhe siç e kam shpjeguar disa herë mua më ra fati që nga librat që më ra në dorë për herë të parë ishte një libër që nuk ishte i përshtatshëm për fëmijët.
Është fjala për tragjedinë “Makbeth” të Shekspirit, një libër që më tërhoqi në radhë të parë se kishte fantazma dhe shtriga.
Dhe për fat të mirë më qëlloi një model i jashtëzakonshëm që më ngjalli emocion. U magjepsa pas këtij libri dhe më rrinte mëndja që të bëja dhe unë një libër si ky dhe mu duk shumë e lehtë.
Gjëja e parë që bëra ishte se mora një fletore dhe një laps dhe fillova që ta kopjoja me dorë se nuk më shkonte mendja se mund ta gjeja në librari apo në bibliotekë. Aty edhe mund ti gjeja kollaj.
Ka diçka komike në këto fillime në ëndrrën për shkrimtar . Por ky libër i vështirë më udhëzoi në jetë, më dha modelin se duhej të shkruaja.
Ju jeni djem dhe vajza adoleshent dhe keni një fantazi të zhvilluar juve mund t’ju mungojnë shumë gjera por jam i sigurt se juve nuk ju mungon fantazia ëndrrat, mendimet dhe opinionet që keni.
Shkrimi i parë i imi në atë kohë në Shqipëri ka qenë kur
kam qenë 12 vjeç. Në atë kohë dilte një gazetë që quhej “Letrari i ri”. Këtë
gazetë e nxirrte lidhja e shkrimtarëve për të rinjtë.
Në këtë gazetë botoheshin shkrimet e fillestarëve dhe disa herë jepeshin edhe përgjigjet e redaksisë për shkrimet e tyre.
Meqenëse bashkëpunëtorët ishin të rinj në moshë dhe gazeta jepte edhe këshilla, pas ishte parë në redaksi shkrimi që kisha çuar në numrin tjetër, redaksia mua më jepte një këshillë duke kuptuar që, ajo që kisha shkruar nuk kishte ndonjë vlerë.
Më sqaronin se ju duhet të lexoni pak më shumë para se të shkruani. Pra më dhanë një dush të ftohtë sepse me të vërtetë vjersha ishte e dobët nga çdo pikëpamje.
Ky ishte fillimi i palavdishëm, por unë u gëzova se pashë emrin të shkruar në gazetë dhe nuk më interesoi shumë se çfarë shkruante brenda për të më ndihmuar.
E kisha logjikën shumë të varfër në atë kohë. Isha i zhvilluar nga ana e fantazisë, por i varfër nga ana logjika. Ky ka qenë një fillim për të mos u marr si shembull (qesh).

- Për të rritur majat e suksesit të gjithë ne kemi një udhërrëfyes në jetë, a keni pasur ju një idhull që të arrinit rrugën e suksesit? Kush ka ndikuar në suksesin tënd?
Kur kam qenë në gjimnaz, adoleshent, kemi patur një
rreth letrar ku ishim djem dhe vajza të reja që më vonë u bënë të njohura
në letërsi kanë qenë anëtarë të këtij rrethi.
Ky rreth ishte shumë nxitës. Shpesh na mblidhte një nga profesorët e letërsisë dhe të historisë dhe diskutonim dhe lexonim vjershat e njëri-tjetrit.
Ky ka qenë fillimi im. Në suksesin tim ka ndikuar shkrimtarët tanë dhe të huaj por edhe mësuesit që jepnin mësim në shkollë.
Pra, ata që ishin të njohur për të gjithë ishin të njohur edhe për mua si nxitës. Këta kanë ndikuar. Ishte i pamjaftueshëm ky ndikim, se kjo letërsi ishte klasike shqipe dhe mund të ndikojë në mënyrë të tërthortë dhe jo të drejtpërdrejtë tek fëmijët.

- A është e vërtetë që kur keni qenë 12 vjeç jeni dënuar për falsifikim monedhash?
Sepse shkritë plumb dhe bëtë një monedhe 5 lekëshe?
(Qesh). Po është e vërtetë. Kjo është një histori e
fëmijërisë time është një histori për të qeshur dhe për të qarë (qesh
sërish).
Unë kam qenë 12 vjeç atë kohë ku me një shokun tim të klasës kur gjetëm disa shkronja plumbi nga ku shtypeshin librat na tha mendja se mund të bëjmë monedha.
Filluam ti shkrijmë dhe të bëjmë lodra por dhe të bënim monedha 5 lekëshe me një monedhë kishte shkuar një motra e vogël e shokut tim të blinte akullore. Shitësi i dyqanit i tha rri këtu pak dhe lajmëroi policinë. Erdhi policia dhe dyqanxhiu i tha se kjo vajza ka monedha false.
Policisë iu duk një kuriozitet i madh që në qytetin tim Gjirokastër, ndodhte diçka e tillë sepse nuk kishte pasur rast ndonjëherë të zbuloheshin monedha false.
Monedha false është një punë shumë e komplikuar dhe shumë e vështirë për tu bërë. Kjo nuk e pengoi policinë që të dërgonte një polic dhe të na marrë me vete (arrestojë) në orën e mësimit. U bëmë të famshëm për të keq.
Kjo histori mezi u harrua, por kjo nuk i pengoi njerëzit më vonë që ta më përmendnin në biografinë time. Edhe kur ishin fillimet e mia kur botoja libra ma zinin me gojë për falsifikim monedhash. Kur je në atë moshë nuk të bën shumë përshtypje. Kjo ka qenë aventura e para e imja.

– Në periudhën e realizmit socialist si shkrimtar a ju ka mbetur ndonjë ngjarje e asaj periudhe pa hedhur në letrat tuaja?
Ngjarjet e jetës janë të pafundme. Ngjarjet kryesore të
jetës socialiste kur ju nuk kishit lindur, kanë qenë shumë të forta dhe
dramatike, të dhimbshme dhe për fat të keq nuk janë të pasqyruara në
letërsi sepse letërsia e asaj kohe në vendin tonë dhe në vende të tjera
aleate komuniste e kishte pothuaj të ndaluar të shkruaje për gjëra që të
trishtonin dhe që të fusnin në mendime.
Thjesht fare shteti nuk donte të shkruante për vuajtjet dhe mjerimin. Ishte parulla se populli është i lumtur dhe ne shkrimtarët e këtij populli duhet të përshkruanim lumturinë e tij.
Por lumturia në letërsi është një gjë shumë e mërzitshme ta shkruash. Lumturinë është mirë që ta kesh dhe ta shijosh, por jo ta shkruash. Për artin tërheqëse janë vetëm gjerat dramatike, të zymta, të vështira, etj.
Letërsia dhe arti bazohen në gjëra të fuqishme dhe jo të gëzueshme shpesh dhe shpesh të hidhërueshme. Kemi letërsinë e vjetër greke, antike ku e gjitha është bazuar në përshkrime fatkeqësish ku në një libër apo dramë, bëhet fjalë për mijëra ushtarë që vriten në fushë të luftës për një grua.
Letërsia quhet thesar i njerëzimit. Por mund të themi se çfarë është ky thesar që na mërzit?! Të shkruash për lumturinë!
Pra letërsia është dhe duhet të jetë një thesar që të zgjon ndërgjegjen, nuk të lënë të qetë. Letërsia është bazuar mbi këtë rregull, mbi këtë gjë, që mos të të lejë të qetë për gjërat e këqija që bën apo bëjnë të tjerët në kurriz të popullit. Pra janë shumë gjëra të pa hedhura ën atë kohë…

- Mund të na tregoni se si jeni njohur ju me bashkëshorten tuaj?
Më ke zënë ngushte se nuk mund ta ndryshoj fare se e kam
përbrinjë bashkëshorten dhe mund ta verifikojë. Njeriu me kalimin e kohës mund
ti ndryshojë gjërat në kujtesë, por në këtë rast do jem shumë korrekt.
Njohja ime ka qenë dhe e zakonshme dhe jo shumë e zakonshme. Unë kam qenë student në Moskë që ishte kryeqyteti i aleatit tonë të madh në ish-Bashkimin Sovjetik. Unë studioja për letërsi dhe herë pas here në Moskë vinin gazetat e vendeve aleate pra vinin dhe ato shqiptare. Madje vinin disa gazeta shqiptare.
Ndër to në një gazetë në këndin letrar, unë pashë një tregim të një vajze që quhej Helena Gushi. Një shoku im i Institutit shqiptar më tha se e shikon këtë vajzën që ka botuar këtë?! E njoh unë më tha dhe është nga qyteti…..
Kjo është një vajzë e bukur dhe po ti shkruash ti një urim për këtë tregimin ajo do të bëjë letër me siguri. Ky ishte Dhimitër Xhuvani. Shkruaj dhe kur të shkojmë për pushime më tha ta kesh të njohur që këtu në Moskë se besoj do të vijë të të takojë kur të shkojmë në Tiranë. Unë i shkrova menjëherë dhe..
Dhe kështu ndodhi me të vërtetë. Unë i bëra një letër Helenës të shkurtër për tregimin ku i tregoja se si u impresionova nga tregimi jot dhe të uroj suksese. Helena më bëri një përgjigje dhjetë herë më të gjatë. Kështu u njohëm, dhe kur erdha në Shqipëri u takuam.
- Kuraja a ka qenë një nga cilësitë
më të forta ku ju keni mbështetur suksesin? A je treguar ndonjë herë pesimist?Njohja ime ka qenë dhe e zakonshme dhe jo shumë e zakonshme. Unë kam qenë student në Moskë që ishte kryeqyteti i aleatit tonë të madh në ish-Bashkimin Sovjetik. Unë studioja për letërsi dhe herë pas here në Moskë vinin gazetat e vendeve aleate pra vinin dhe ato shqiptare. Madje vinin disa gazeta shqiptare.
Ndër to në një gazetë në këndin letrar, unë pashë një tregim të një vajze që quhej Helena Gushi. Një shoku im i Institutit shqiptar më tha se e shikon këtë vajzën që ka botuar këtë?! E njoh unë më tha dhe është nga qyteti…..
Kjo është një vajzë e bukur dhe po ti shkruash ti një urim për këtë tregimin ajo do të bëjë letër me siguri. Ky ishte Dhimitër Xhuvani. Shkruaj dhe kur të shkojmë për pushime më tha ta kesh të njohur që këtu në Moskë se besoj do të vijë të të takojë kur të shkojmë në Tiranë. Unë i shkrova menjëherë dhe..
Dhe kështu ndodhi me të vërtetë. Unë i bëra një letër Helenës të shkurtër për tregimin ku i tregoja se si u impresionova nga tregimi jot dhe të uroj suksese. Helena më bëri një përgjigje dhjetë herë më të gjatë. Kështu u njohëm, dhe kur erdha në Shqipëri u takuam.
Të vegjlit kanë shumë besim. Kështu isha dhe unë në
vegjëli. Mua shokët e mi më thoshin se ti je shkrimtar i madh edhe pse kishin
lexuar 3-4 vjersha të miat dhe unë i besoja. Por kjo për moshën më dukej normale.
Ata ziheshin me shokët e tjerë të cilët i thoshin se si neve është. Fëmijët besojnë në gjëra të pabesueshme. Në fillim kisha kurajë të madhe, nuk më dukej ndonjë gjë e pazakonshme. Por sa më shumë kalonin vitet kjo madhështi më dukej e pabesueshme.

- Si kanë ndikuar veprat tuaja nga jeta studentore në Rusi?
Kur kam qenë në Rusi nuk kam qenë adoleshent por student.
Moska ka ndikuar shumë se ishte koha e rinisë.
E keqja e letërsisë në atë kohë ishte se kur djemtë e vajzat ishin të rinj në moshë ata ishin përballë një propagande jashtëzakonisht kërkuese të dëmshme për letërsinë. Ishte ideologjia në mes. Po të dëgjoje propagandën që bënte shtypi, shkollat dhe librat e shkollave sot thua me vete qe me të vërtetë të merrnin në qafë.
Atë kohë thuhej se detyra e shkrimtarit është të shkruaj për lumturinë e popullit, për gëzimin e punës, për gëzimin e jetës etj… Por realiteti ishte ndryshe…

- Të gjithë veprat tuaja jam e sigurt se lexohen nga e gjithë bota por a keni ju një libër tuajën që është më i preferuari, pra që e veçon?
Këtë pyetje ia bëjnë gjithmonë shkrimtarëve, por ndihem pak
në siklet dhe nuk mund të them menjëherë kjo, pasi janë një grup veprash që unë
i preferoj mbi të tjerat por nuk mund të them se kam një.
Ka shkrimtarë që kanë një vepër të dashur që dallon mbi të tjera dhe ka të tjerë që kanë vështirë që ta përcaktojnë.
Një nga librat që çmohet në botë meqenëse u përmend edhe këtu është libri “Prilli i thyer” sepse ka brenda edhe kureshtje dhe gjëra që nuk ekzistojnë tek disa popuj. Por kjo nuk do të thotë diçka të madhe. (Teuta Dobi, drejtoreshë e gjimnazit “Sami Frashëri”)

- Ne në Gjirokastër krenohemi, kur na pyesin ç’far ka nxjerr Gjirokastra themi se ka nxjerr Kadarenë, nuk e di sa kohë keni jetuar në Gjirokastër dhe ç’far ndikimi ka pasur Gjirokastra në veprat tuaja?
Më vjen mirë që takoj një bashkëqytetare timen dhe
mund të jesh edhe kushërira ime. Gjirokastra ka luajtur një rol të madh
në krijimtarinë time dhe unë këtë nuk e kam fshehur por e kam theksuar
duke shkruar një libër që e kam quajtur “Kronikë në gur” që është për
Gjirokastrën, ku përmend edhe mbiemrin tuaj.
Përmendet ky mbiemër pasi nëna ime është nga familja Dobi dhe aty kam pasur dajat e mi dhe tezet e mia.
Pra dua të them se ky qytet ka lënë gjurmë të pashlyeshme sepse vetë Gjirokastra ishte qytet shumë interesant, po shumë. Në Gjirokastër unë kam qenë i vogël kur erdhën ushtritë italiane që na pushtuan në vitin 1939.
Italianët kishin një porosi nga shteti i tyre që të silleshin mirë me femrat, mos ti provokonin sepse Gjirokastra është qytet fanatik, qytet që femra nuk ngacmohet. Orientimi ishte : Mos i fyeni shqiptaret se shqiptaret janë me sedër të madhe.
Por italianët nuk e respektuan shumë këtë gjë dhe shpesh qëllonte që banorët fanatikë të Gjirokastrës kur shikonin të thyhej ky urdhër i eprorëve italianë nga ushtarët edhe përlesheshin. Pra Gjirokastritët ishin shumë të ashpër me italianët që ngacmonin vajzat e tyre.
Unë kam parë me sytë e mi që plaka të lagjes sime kanë kapur prej flokësh oficere italianë që ngacmonin vajzat e tyre. Kjo gjë ndodhi në kontrast me gjermanët që erdhën më vonë.
Gjermanët kishin të njëjtën udhëzim. Ata kishin një udhëzim të fshehtë që të mos ngacmonin shqiptaret, femrat për punë nderi, sepse populli i jep rëndësi të madhe dhe do të na krijohen telashe politike. Gjermanët nuk kthenin as kokën kur kalonin vajzat dhe gratë dhe i bindeshin urdhrave të dhëna.
Kujtoj shpesh episode të tjera që ishin edhe për të qeshur. Kjo ishte e mirë se nuk e bënte realitetin që ta përshkruaje realitetin vetëm bardh e zi, ku nga një anë ishin partizanët e mirë dhe nga ana tjetër italianët dhe gjermanët e këqij.
Për fat të keq kjo periudhë nuk zuri vend në letërsi dhe e dobësoi letërsinë shqipe.

Shkrimtari Ismail Kadare gjatë një bisede në takimin me të rijntë jetim, organizuar me rastin e "Ditës Kombëtare të Jetimëve",
nga Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve, më 20 Maj, 2019.
Por italianët nuk e respektuan shumë këtë gjë dhe shpesh qëllonte që banorët fanatikë të Gjirokastrës kur shikonin të thyhej ky urdhër i eprorëve italianë nga ushtarët edhe përlesheshin. Pra Gjirokastritët ishin shumë të ashpër me italianët që ngacmonin vajzat e tyre.
Unë kam parë me sytë e mi që plaka të lagjes sime kanë kapur prej flokësh oficere italianë që ngacmonin vajzat e tyre. Kjo gjë ndodhi në kontrast me gjermanët që erdhën më vonë.
Gjermanët kishin të njëjtën udhëzim. Ata kishin një udhëzim të fshehtë që të mos ngacmonin shqiptaret, femrat për punë nderi, sepse populli i jep rëndësi të madhe dhe do të na krijohen telashe politike. Gjermanët nuk kthenin as kokën kur kalonin vajzat dhe gratë dhe i bindeshin urdhrave të dhëna.
Kujtoj shpesh episode të tjera që ishin edhe për të qeshur. Kjo ishte e mirë se nuk e bënte realitetin që ta përshkruaje realitetin vetëm bardh e zi, ku nga një anë ishin partizanët e mirë dhe nga ana tjetër italianët dhe gjermanët e këqij.
Për fat të keq kjo periudhë nuk zuri vend në letërsi dhe e dobësoi letërsinë shqipe.
- Cili është mesazhi dhe apeli që ju i drejtoni institucioneve shtetërore politikës shqiptare dhe mbarë shoqërisë shqiptare?
Unë bëj rrallë takime me lexuesit për asnjë arsye të
ndërlikuar, por, sepse kjo më lodh shumë dhe lexuesit presin gjë të madhe nga
shkrimtari.
Shkrimtari ulet në tavolinë pi dhe kafenë dhe e nderojnë të gjithë por dhe e filmojnë ku është edhe më keq akoma, mendojnë se është flori në ccdo gjë. Shkrimtari ka një përgjegjësi morale, pasi populli lexon atë që ai shkruan por shkrimtari nuk është qenie e jashtëzakonshme dhe as hyjnore.
Dhe sa herë ulem të bisedoj me lexuesit mendoj se çfarë do ti them unë lexuesve pasi është gjë e vështirë. Pyetjet janë zakonisht që nuk të japin shumë dorë të flasësh lirshëm dhe pa hezitim.
Në Shqipëri dhe në vendet ish-komuniste hapësirat për krijuesit kanë qenë të këqija pasi nuk flitej kurrë për gjëra intime të shkrimtarit.
Ju dini për shkrimtarë të huaj lloj-lloj historish por për shkrimtarët tanë të njohur të viteve 1930 -1990 nuk dini historinë e martesave të tyre dhe të dramave se ato janë fshehur të gjitha sepse shteti nuk kujdesej për shkrimtarët por përparësi kishte atë që njerëzit të kishin urrejtje për armikun dhe të kërkonin kudo armikun.
Duke u bazuar në këtë fakt shkruheshin histori jo të vërteta. Sot mund ta them se letërsia shqipe e ka paguar shtrenjtë këtë gjë.
Unë e çmoj shumë brezin e ri dhe sidomos dëshirën që ju doni të keni lidhje me letërsinë dhe me artet. Por sot në shtresën si ju, ka një farë gjendje jo të zakonshme pasi ju mungon diçka, keni një pikëllim. Një pikëllim që zgjohet kur lexoni libra dhe dëgjoni muzikë dhe shpesh merrni kënaqësi nëpërmjet pikëllimit.
Letërsia sot e jep këtë pikëllim dhe vetvetiu gjendja juaj duhet të ndryshojë pasi ju jeni shumë të ndjeshëm dhe e gjithë shoqëria ka për detyrë që tua lehtësojë këtë gjendje.
Por aktualisht unë mendoj se në Shqipëria nuk është në atë shkallë që të ketë një interes korrekt për ju. Do doja që interesi, ndihma, kujdesja nga shteti dhe shoqëria për ju të ishte më e vazhdueshme (ndalon dhe përmban lotët).
Por shoh se kjo është një vazhdim i një propagande që bëhej në kohën e komunizmit (por vazhdon dhe sot) ku çdo gjë bëhej për partinë, “Të rrojë partia dhe të jetë mirë partia”, dhe të tilla fjalë e lënë të ftohtë njeriun dhe interesin për shtresat në nevojë. Ju jeni tamam kjo pjesë e popullsisë që politika nuk tregohet e kujdesshme dhe keni nevojë për ngrohtësi njerëzore pasi nuk ju ngopin fjalët boshe.
Keni nevojë për libra që t’ju trazojnë shpirtin dhe t’ju orientojnë. Një shpirt kur trazohet është i pasur gjithmonë dhe rrezaton.
EpilogShkrimtari ulet në tavolinë pi dhe kafenë dhe e nderojnë të gjithë por dhe e filmojnë ku është edhe më keq akoma, mendojnë se është flori në ccdo gjë. Shkrimtari ka një përgjegjësi morale, pasi populli lexon atë që ai shkruan por shkrimtari nuk është qenie e jashtëzakonshme dhe as hyjnore.
Dhe sa herë ulem të bisedoj me lexuesit mendoj se çfarë do ti them unë lexuesve pasi është gjë e vështirë. Pyetjet janë zakonisht që nuk të japin shumë dorë të flasësh lirshëm dhe pa hezitim.
Në Shqipëri dhe në vendet ish-komuniste hapësirat për krijuesit kanë qenë të këqija pasi nuk flitej kurrë për gjëra intime të shkrimtarit.
Ju dini për shkrimtarë të huaj lloj-lloj historish por për shkrimtarët tanë të njohur të viteve 1930 -1990 nuk dini historinë e martesave të tyre dhe të dramave se ato janë fshehur të gjitha sepse shteti nuk kujdesej për shkrimtarët por përparësi kishte atë që njerëzit të kishin urrejtje për armikun dhe të kërkonin kudo armikun.
Duke u bazuar në këtë fakt shkruheshin histori jo të vërteta. Sot mund ta them se letërsia shqipe e ka paguar shtrenjtë këtë gjë.
Unë e çmoj shumë brezin e ri dhe sidomos dëshirën që ju doni të keni lidhje me letërsinë dhe me artet. Por sot në shtresën si ju, ka një farë gjendje jo të zakonshme pasi ju mungon diçka, keni një pikëllim. Një pikëllim që zgjohet kur lexoni libra dhe dëgjoni muzikë dhe shpesh merrni kënaqësi nëpërmjet pikëllimit.
Letërsia sot e jep këtë pikëllim dhe vetvetiu gjendja juaj duhet të ndryshojë pasi ju jeni shumë të ndjeshëm dhe e gjithë shoqëria ka për detyrë që tua lehtësojë këtë gjendje.
Por aktualisht unë mendoj se në Shqipëria nuk është në atë shkallë që të ketë një interes korrekt për ju. Do doja që interesi, ndihma, kujdesja nga shteti dhe shoqëria për ju të ishte më e vazhdueshme (ndalon dhe përmban lotët).
Një foto e përbashkët nga takimi me shkrimtarin e
madh Ismail Kadare, me rastin e 20 Majit, "Dita Kombëtare e Jetimëve", 20 Maj, 2019.
Por shoh se kjo është një vazhdim i një propagande që bëhej në kohën e komunizmit (por vazhdon dhe sot) ku çdo gjë bëhej për partinë, “Të rrojë partia dhe të jetë mirë partia”, dhe të tilla fjalë e lënë të ftohtë njeriun dhe interesin për shtresat në nevojë. Ju jeni tamam kjo pjesë e popullsisë që politika nuk tregohet e kujdesshme dhe keni nevojë për ngrohtësi njerëzore pasi nuk ju ngopin fjalët boshe.
Keni nevojë për libra që t’ju trazojnë shpirtin dhe t’ju orientojnë. Një shpirt kur trazohet është i pasur gjithmonë dhe rrezaton.
Sa mbaron përgjigjet duartrokitjet e fëmijëve jetimë
zgjatën disa minuta. Ishte një moment shumë domethënës, shumë prekës, shumë
shprehës. Kjo ditë ishte dita e parë që njeriu i madh i letrave foli ndryshe,
foli pa rezerva, foli pa ndaluar, foli sinqerisht, foli me gjuhën e
zemrës.
Në këtë ditë Kadareja tregoi se nuk është ai njeriu i ftohtë, individualist, që flitet shpesh herë. Jo! Në këtë ditë Kadareja tregoi atë anë të jetës së tij që pak ose aspak se njohin.
Kadareja në 20 maj u tregua social, i ndjeshëm, shkrimtar plot ndjesi, gati duke shpërthyer në lot, me zë ngashërues, foli si prind, si shkrimtar me zemër të madhe.
Ky ishte Kadareja që se kishim parë kurrë. Ishte Kadareja që na mungonte ta njihnim. Ishte Kadareja që me këtë takim besoj se plotësoi një boshllëk kritik dhe që tashmë e meriton plotësisht ta marrë çmimin Nobel. Në 20 maj, Kadareja ishte shqiptari i madh që bota e nderon dhe kombin tonë e lartëson.
Në këtë ditë Kadareja ishte Njeriu që përcolli një mesazh që politika se ka thënë kurrë në 30 vjet. Ja ky është Kadareja i vërtetë që ne na takon ta mbështesim dhe të respektojmë.
Më shumë se kurrë në këtë 20 Maj u ndjeva plotësisht krenar, që kombi ynë ka një figurë të tillë që e ka zili gjithë bota.
Në shumë 20 maj që kam qenë si pjesë e veprimtarive masive në shkallë kombëtare të organizuara nga z. Çumani, asnjëherë s’kam parë politikan, shkrimtarë, biznesmenë, artistë, që të flasë si Kadareja i madh i kombit tonë të vogël.

***
Kur mbaruan duartrokitjet ndërsa Kadareja po firmoste
autografët në librat dhuratë për fëmijët jetimë, munda të marr një
opinion të shkrimtares Helena Kadare për këtë takim shumë interesant.
- Zonja Helena, si do ta komentoni këtë takim shumë magjik
të Kadaresë me fëmijët jetimë?
Një ditë kemi që kemi ardhur nga Franca dhe ishim shumë të
lodhur. Këto ditë kemi shumë punë intensive dhe agjendën e takimeve e kemi
pasur shumë të ngjeshur sa nuk kemi kohë të takojmë as të afërmit. Por kërkesa
e z. Ilir Çumani na befasoi.
Kadareja nuk e mendoi gjatë por më tha, do shmangim shumë takime të tjera dhe do shkojmë në këtë takim edhe pse jemi të lodhur. Dhe ja erdhëm. Kur takova këta fëmijë kaq të pafajshëm, kaq të bukur që janë jetim, (loton) më pikëlloi në zemër.
Ata duan shumë përkrahje, duan shumë dashuri. Por shoh që nuk kanë vëmendjen e duhur, politika shqiptare duket shumë e acaruar.
Duhen ulur tonet, duhen ulur tensionet. Këta fëmijë duhet të kenë fat tjetër. Nuk duhet të kemi zjarre, fyerje, shantazhe dhe presione mes partive politike. Rinia do punë, argëtim, paqe, mirësi. Akoma edhe më shumë për të gjitha këto ka nevojë kjo shtresë në nevojë.
Ndihem e lehtësuar që erdhëm sot këtu, edhe pse kishim shumë punë të tjera. Ismaili nuk shprehet, por ka një zemër shumë të ndjeshme. Shqipërisë, shqiptarëve dhe sidomos këtyre fëmijëve, u takon një tjetër fat, edhe më i mirë.
Jemi një vend i bekuar nga perëndia dhe që fatet e e këtij vendi duhet ti marrin në dorë njerëzit e ditur që e duan vërtet atdheun tonë.
- F U N D -
Shkrimtari Ismail Kadare dhe Ilir Çumani,
disa ditë para takimit në eventin me rastin e 20 majit, 2019
Kadareja nuk e mendoi gjatë por më tha, do shmangim shumë takime të tjera dhe do shkojmë në këtë takim edhe pse jemi të lodhur. Dhe ja erdhëm. Kur takova këta fëmijë kaq të pafajshëm, kaq të bukur që janë jetim, (loton) më pikëlloi në zemër.
Ata duan shumë përkrahje, duan shumë dashuri. Por shoh që nuk kanë vëmendjen e duhur, politika shqiptare duket shumë e acaruar.
Duhen ulur tonet, duhen ulur tensionet. Këta fëmijë duhet të kenë fat tjetër. Nuk duhet të kemi zjarre, fyerje, shantazhe dhe presione mes partive politike. Rinia do punë, argëtim, paqe, mirësi. Akoma edhe më shumë për të gjitha këto ka nevojë kjo shtresë në nevojë.
Ndihem e lehtësuar që erdhëm sot këtu, edhe pse kishim shumë punë të tjera. Ismaili nuk shprehet, por ka një zemër shumë të ndjeshme. Shqipërisë, shqiptarëve dhe sidomos këtyre fëmijëve, u takon një tjetër fat, edhe më i mirë.
Jemi një vend i bekuar nga perëndia dhe që fatet e e këtij vendi duhet ti marrin në dorë njerëzit e ditur që e duan vërtet atdheun tonë.
Intervistoi Albert Z. ZHOLI
- F U N D -
No comments:
Post a Comment