Nga
ILIR ÇUMANI
Kjo është njëra prej
shumë godinave shtetërore ku qeveria e rilindjes ka investuar plot 1.8 milion
dollarë për restaurimin e saj.
Godina e Ministrisë së Brendëshme, e restauruar nga qeveria luksokrate e Kryeministrit Rama, ndërkohë që një pjesë e konsiderueshme e popullsisë në Shqipëri jeton në vështirësi ekonomike.
Janë me dhjetra godina të tilla, përfshi dhe
selinë e kryeministrisë, që i janë nënshtruar rikonstruksionit dhe modernizimit
në një superluks të tepruar nga paratë e taksapaguesve shqiptarë. 30 % e
buxhetit të shteti vitin që shkoi, i'u dedikua projektit për modernizimin dhe
luksin e administratës së qeverisjes qëndrore, duke përfshirë edhe mobilimin
dhe rehatimin tepër komod të qeverisë luksokrakte.
Vilat në Rolling Hills të zengjinëve të rinj pushtetarë.
Bërja bublike e këtij fakti,
u justifikua nga qeveria se kjo ka të bëjë me ringritjen e institucioneve dhe
me dinjitetin e shtetit. Deri këtu, nuk ka asgjë të keqe nëse kjo, vërtetë
synon prezantimin e mirë të imazhit të
shtetit faqe botës. Mirëpo e gjitha kjo, ka një kontrast të madh me realitetin
që kalon vendi ynë.
Është tepri dhe luks i madh të shpenzohen kaq shumë para,
për komoditetin dhe ngrohjen e të ndenjurave të zyrtarëve tanë të superpaguar,
kur aktualisht, të gjitha shkollat dhe kopshtet e fëmijëve tanë, qendrat
rezidenciale, shtëpitë e fëmijëve dhe shtëpitë e të moshuarve, sot po vuajnë
mungesën e ngrohjes në këtë dimër të acartë, ndërsa qeveria, në prag të kësaj
epidemie është vënë në dilemë që të mbyllë të gjitha shkollat edhe për ca ditë,
ngase nuk ka qenë e aftë të zgjidhte këtë problem kaq social dhe human
njëkohësisht.
Një miturak nga Bulqiza duke punuar për të nxjerr bukën e gojës.
Ashtu si në çdo familje, kur vëmendja parësore përqëndrohet tek
mirëqënia e fëmijëve, duke u siguruar atyre kushtet elementare të domosdoshme
të jetës normale, ashtu edhe një qeveri e përgjegjshme, duhej që vëmendjen e
këtyre investimeve ta kishte përqëndruar tek problemi i ngrohjes së këtyre
onstitucioneve të dijes, pikërisht, aty ku përgatitet dhe edukohet gjenerata e
një brezi të ri.
Është e papranueshme dhe papërgjegjësi totale, kur në të
gjithë vendin është ulur këmbëkryq varfëria; kur e gjithë Shqipëria është
përfshirë nga rrjeti i prodhimit dhe i shitjes së kanabisit;
Kryeministri Edi Rama duke bërë "Show" në një prej shumë familje të varfëra
që ka vendi gjatë keqqeverisjen e tij.
që ka vendi gjatë keqqeverisjen e tij.
kur qindra
fëmijë e pleq të braktisur dhe endacak, gdhihen dhe ngrysen të zbathur, të zhveshur dhe të paushqyer, poshtë
urave dhe të kërcënuar orë e çast nga kthetrat e vdekjes;
kur 31.000 fëmijë
jetim sot janë jashtë vëmendjes së shtetit dhe në luftë me mbijetesën, me një
lëmoshë prej vetëm 20 dollarë në muaj të dhënë nga e ashtuquajtura ndihma
ekonomike;
kur shteti shqiptar ende nuk ka kurajon të deklaroj zyrtarisht
shkallën e minimumit jetik të varfërisë; kur politikat sociale dhe mbrojtëse të
shtetit ndaj grupeve të dizavantazhuara të shoqërisë janë ironikisht qesharake
dhe tallëse;
I ngjashmi i Kryeministrit kakistokrat, deputeti luksokrat Taulant Balla, duke u pozuar për "Show" para kamerave me një familje mjerane.
kur papunësia dhe varfëria është ulur këmbëkryq, edhe pse
kryeministri ynë deklaron se punë ka, por nuk ka profesionistë;
kur në spitalet
tona edhe pse je i siguruar, mjeku nuk të prek me dorë nëse nuk paguan;
kur avokatë – sekserë - gjobëvënës të "Gjykatave Familjare", në bashkëpunim me prokurorë dhe gjykatës të
korruptuar të mohojnë të drejtën sepse nuk ke paguar para nënë dorë;
kur të rijnve
tanë i'u janë vrarë shpresat dhe ëndrrat për të ardhmen, duke menduar si ta
braktisin një orë e më parë vendin e tyre, etj.
Si mundet që qeveria dhe kryeministri ynë
luksokrat 30 % të buxhetit të shtetit, nga paratë e qytetarëve shqiptarë, t'ia
dedikoj superluksit të zyrave dhe modernizimit të ambjenteve ku punojnë
aparatçikët militantë fanatikë të cilët
nuk jetojnë me realitetin, por janë të shkëputur në mënyrë të çuditshme nga ky
realitet...!?
Ç’farë është kjo arrogancë e pushtetit që e kalon caqet e
mungesës së theksuar të dhembshurisë dhe humanizmit ndaj më të dobtëve dhe të
pamundurve...!?
Një Lider apo udhëheqës,
një qeveri, një ligjvënës ose një pushtetar, është i përgjegjshëm dhe e meriton
pushtetin e votës së lirë vetëm atëherë kur ata e përdorin maksimalisht për të ndikuar pozitivisht dhe ndjeshëm në përmirësimin e jetës së
qytetarëve të zakonshëm, larg interesave të tyre personale e meskine.
Ky është
i vetmi test që tregon suksesin ose mossuksesin që ata kanë. Tjetër tregues nuk
ka.
Kur luksi dhe varfëria masive shfaqin tragjikomiken në të përditshme tonë, sot,
me të drejtë sejcilit prej nesh, natyrshëm i lind pyetja: a e ka justifikuar
kryeministri ynë dhe qeveria e tij e "rilindjes" besimin e votuesve
shqiptarë...!?
No comments:
Post a Comment