NGA ILIR ÇUMANI
Sot është një ditë
e shënuar jo vetëm për të gjithë shqiptarët, por për mbarë njerëzimin. Është
dita e shejntërimit të Nënë Terezës.
Sot, e gjithë bota drejtoi sytë, mëndjen dhe zemrën aty, në ceremoninë e shejntërimit në Vatikan. Aty ishin shumë shqiptarë...
Sot, kryeqendra e katoliçizmit botëror u pushtua me orë të tëra nga pjesa më e mirë dhe më krenare e shqiptarisë.
Atje në sheshin
"Shën Pjetër", nuk munguan shumë prej protagonistëve të jetës
politike shqiptare nga të gjitha krahët. Mes tyre edhe mëkatarë, por edhe të
mbijetuar nga rregjimi i kaluar që me blasfeminë e zhytur në injorancën e
verbër deri në agoni të plotë të rregjimit që lamë pas, e gjuajtën shejntërinë
në gjallje të saj...
Sot, me praninë e
tyre në këtë ceremoni, të krekosur me veshje firmato dhe me pamje hipokrite,
ata guxuan të vjedhin sado pak nga lavdia e shejntërimit të saj në këtë ditë
dhe mirë bënë.
Mbase, po të ishte
gjallë Nënë Tereza, me zemërgjerësinë dhe bujarinë që e karakterizonte, do ti
falte 1000 herë këta mëkatarë.
Ajo do t’jua jepte
e para shansin për ti mbajtur pranë saj, me qëllim që të mund të pendohen dhe
të reflektojnë me shpresën për të kthyer sytë, mendjen dhe zemrën nga Zoti.
Pastaj do t’ju
linte porosinë e njohur këtyre qafirëve
mëkatarë, të cilën kush e di sa herë e kanë lexuar dhe rilexuar në librat e saj
të shejntë, mbase të ulur edhe në poltronat e avionave çarter apo në zyrat
luksoze, por që për fat të keq, ende nuk kanë
mundur ta përvetësojnë në kulturën, bindjen dhe vetëdijen e tyre humane
e politike për shkak se janë marrë më shumë me veten, se me popullin që kanë
drejtuar.
Ndaj Shën Tereza
edhe atje ku ajo ndodhet, vazhdon dhe do të vazhdoj pa u lodhur me mençurinë dhe urtinë e saj apostolike ti apeloj
shkaktarët e vërtetë të varfërisë duke i kujtuar se:
"Nëse
nganjëherë të varfërit vuajnë nga uria, kjo nuk do të thotë që Zoti nuk
kujdeset për ta, por që unë dhe ju nuk kemi dhënë, pasi nuk kemi qenë një
instrument dashurie në duart e Tij për t’u çuar atyre bukën dhe veshjen e
nevojshme, pasi nuk e kemi dalluar Zotin kur ka ardhur sërish, i veshur në
mënyrë mjerane nën petkun e njeriut të uritur, të njeriut të vetmuar, të
fëmijës pa shtëpi dhe në kërkim të një strehe.
Jetojmë në një
botë që vuan nga uria. Jo vetëm nga uria për një copë bukë. Por edhe nga uria
për dashuri. Ka njerëz, të cilët ndihen të padëshiruar, të papërfillur, të
harruar, të lënë pas dore. Ndërkaq ne jemi tepër të zënë, aq sa nuk kemi kohë
t’i buzëqeshim njëri – tjetrit..."
E nëse ata nuk do
ta dëgjojnë sërish zërin e saj duke bërë një vesh shurdh e një sy qorr, atëherë
Shën Tereza do të vazhdoj të lutet e të lutet pa fund, duke thënë:
O Zot, mësojua më
shumë Dashurinë..!
Tiranë, e Diel, 04
Tetor, 2016
No comments:
Post a Comment