BUZËQESHJA TESTAMENTARE E
PROFESOR BEDRIUT…
- Me rastin e 80 – Vjetorit të Lindjes
së Prof. Bedri Dedja -
- M b r e s a -
Kam qenë fëmijë i vogël kur e ndesha për herë të
parë emrin e madh të profesorit të nderuar Bedri Dedja, shkrimtarit tonë të
dashur dhe Mikut më të ngushtë të shumë gjeneratave të lexuesve, veçanërisht i
lexuesve të vegjël.
Ai gjithmonë i ka konsideruar dhe i vlerësonte fëmijët si miqtë e tij më të ngushtë dhe më të mirë, të vërtetë dhe të sinqertë.
Ai gjithmonë i ka konsideruar dhe i vlerësonte fëmijët si miqtë e tij më të ngushtë dhe më të mirë, të vërtetë dhe të sinqertë.
Prej mëse 50 vjetësh, këtë emër të njohur dhe shumë
të preferuar, çdo prind e fëmijë, çdo mësues e nxënës, çdo i ri dhe student, do
ta ndeshte në veprat e shumta të krijimtarisë së tij artistike dhe shkencore.
Edhe në numrat e revistave të kohës për fëmijë, në botimet periodike me figura shumëngjyrëshe si, “Yllkat”, “Fatosi”, “Pionieri”, por, edhe në gazetat periodike për të rinj, “Zëri i Rinisë”, “Mësuesi” dhe revista “Pedagogjike”, etj.
Edhe në numrat e revistave të kohës për fëmijë, në botimet periodike me figura shumëngjyrëshe si, “Yllkat”, “Fatosi”, “Pionieri”, por, edhe në gazetat periodike për të rinj, “Zëri i Rinisë”, “Mësuesi” dhe revista “Pedagogjike”, etj.
Bedri Dedja prej dekadash u bë pjesë e pandashme dhe
e qënësishme në të gjitha institucionet arsimore të edukimit në vend, në të
gjitha familjet shqiptare; sepse gjithmonë Ai ka qenë i pranishëm me fjalën dhe
këshillën e tij të mençur e të urtë, si krijues, prind dhe edukator i mirë.
Me mendimin e tij teorik dhe shumë profesional, ky
personalitet i spikatur i fushës shkencore dhe akademike, na la një trashëgimi
shumë të vyer dhe të pasur të krijimtarisë së tij të begatë.
Një pasuri të tërë në lëmin e letërsisë shqipe, kulturës, artit dhe të përkthimeve, por, edhe në mjaft studime që kishin të bënin me fushën e pedagogjisë, psikologjisë dhe sociologjisë bashkëkohore, të estetikës dhe mendimit filozofik, ku trajtoheshin pafund çështje që kanë të bëjnë me problematikën e gjerë dhe botën e madhe të fëmijëve dhe rinisë.
Një pasuri të tërë në lëmin e letërsisë shqipe, kulturës, artit dhe të përkthimeve, por, edhe në mjaft studime që kishin të bënin me fushën e pedagogjisë, psikologjisë dhe sociologjisë bashkëkohore, të estetikës dhe mendimit filozofik, ku trajtoheshin pafund çështje që kanë të bëjnë me problematikën e gjerë dhe botën e madhe të fëmijëve dhe rinisë.
Libri me Kujtime, kushtuar Akademikut,
Prof. Dr. Bedri Dedja ku është botuar edhe ky shkrim.
E ardhmja e brezit të ri ishte brenga dhe shqetësimi
i tij, ishte kauza të cilës profesori i kushtoi jetën, sepse te kjo e ardhme Ai
shikonte zhvillimin dhe përparimin e kombit tonë.
Në asnjë rast të vetëm, të gjithë ata që e kanë
njohur nga afër këtë personalitet shumëplanësh dhe shumëdimesnional, nuk do të
mund ta imagjinojnë profesor Bedriun të ndarë veçmas nga të qenit qytetar, si
modelin e shkëlqyer të prindit dhe familjarit, si shok dhe mik i të gjithëve,
po aq unik në portretizimin e Tij edhe si NJERI.
Janë shembuj e raste pa fund të aspekteve dhe
marëdhënieve shoqërore, gjesteve dhe sjelljeve tejet njerëzore dhe humane të
profesor Bedriut, që miq e kolegë, dashamirës, bashkëpunëtorë dhe bashkëkohës
të këtij personaliteti poliedrik me kulturë të gjerë erudite, i sjellin në
kujtimet dhe mbresat e tyre, duke ndriçuar anë të tëra të personalitetit të Tij
Njerëzor.
Sot, duke e ndjerë edhe më shumë mungesën e tij,
këto kujtime dhe mbresa marrin përmasa dhe vlera të veçanta. Ato e
ridimensionojnë edhe më shumë këtë figurë komplekse, po aq edhe unike.
E bëjnë që të mbetet përherë i dashur dhe i respektuar, një pikë referimi dhe orientimi për të gjithë ne, që patëm fatin dhe e njohëm nga afër, patëm fatin të ishim bashkëkohësit e Tij. Por, me jetën dhe veprën e Tij, Profesor Bedriu do të jetë një shembull pozitiv dhe model i shkëlqyer, një busull orientimi edhe për brezat e ardhshëm që do të vijnë.
E bëjnë që të mbetet përherë i dashur dhe i respektuar, një pikë referimi dhe orientimi për të gjithë ne, që patëm fatin dhe e njohëm nga afër, patëm fatin të ishim bashkëkohësit e Tij. Por, me jetën dhe veprën e Tij, Profesor Bedriu do të jetë një shembull pozitiv dhe model i shkëlqyer, një busull orientimi edhe për brezat e ardhshëm që do të vijnë.
Me këtë ndjesi, respekt e simpati, me këtë
përfytyrim të mbartur prej shumë vitesh në imagjinatën time e kam përjetuar
kontaktin e parë fizik me profesorin e nderuar Bedri Dedja.
Ka qenë muaji maj i vitit 2003, kur personalisht i
kam telefonuar në shtëpi profesorit. Ora shënonte 09.30 e mbrëmjes, dhe përmes
dilemës se duhej ta telefonoja ose jo, vendosa më në fund të bëja hapin final.
Çuditërisht, në ato çaste që po formoja numrin e
telefonit të shtëpisë së tij, ndjeja një emocion të pashpjegueshëm… Rrahjet e
zemrës mu shtuan dhe nuk e di përse para se të shtypja butonin e numrin e
fundit, u tërhoqa duke menduar se ndoshta nuk ishte ora dhe çasti i duhur…
Duke qenë në krye të Institutit Kombëtar të
Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, isha mjaft i preokupuar dhe angazhuar në
pregatitjet e një veprimtarie shumë të rëndësishme kombëtare dhe sensibilizuese
për fëmijët jetimë në mbarë vendin.
Ishte një veprimtari që do të organizohej në
Pallatin e Kongreseve për herë të parë me përmasa të tilla nga ky Institut, me
pjesëmarrjen e 3.000 fëmijëve jetimë nga e gjithë Shqipëria.
Ky eveniment do të organizohej më datën 30 Maj, një
ditë para 1 Qershorit, që është edhe Dita Ndërkombëtarë e Fëmijëve.
Veprimtaria ishte tejet e rëndësishme dhe do të
transmetohej e plotë në TVSH. Ishin ftuar në këtë aktivitet shumë personalitete
të politikës, artit, kulturës, shoqërisë civile, diplomatë dhe përfaqësues të
kabinetit qeveritar, përfaqësues të prezencës së huaj në vendin tonë,
akademikë, shkrimtarë dhe artistë të shquar të kinemasë dhe teatrit shqiptar,
etj.
Nëpërmjet kësaj pjesëmarrjeje elitare, në një
spektakël me një skenar dhe program të bukurndërtuar që kishte në fokus
tematikën e veçantë që ka të bëjë me këtë shtresë të shoqërisë, do të
manifestohej një solidaritet ku do të përcilleshin mjaft mesazhe për mbarë
shoqërinë dhe institucionet e vendit për më shumë vëmendje e kujdes për fëmijët
pa kujdes prindëror.
Pra siç shihej, pjesëmarrja në këtë veprimtari ishte
e një niveli që kërkonte përgatitje dhe seriozitet, një organizim dhe angazhim
serioz të një niveli shumë të lartë. Në këtë rast, padyshim kërkohej ndihma dhe
kontributi i njerëzve vullnetmirë që kishin përvojën e duhur dhe sensin pozitiv
për të kontribuar që kjo veprimtari t’ia arrinte qëllimit.
Të nesërmen në mëngjes i telefonova profesorit. Nga
ana tjetër e telefonit dëgjova një gjysëmzëri që u përgjigj: “Urdhëroni….”
Ju lutem, më falni, desha të flas me profesorin… – Po, Bedri Dedja jam, - u përgjigj Ai. Në
moment shtanga… Mu duk shumë i afërt ai zë, shumë i njohur… Ishte një zë i
shtruar, i qetë, me ton të ulët, i ngrohtë, i butë…
U prezantova menjëherë duke i thënë se cili isha dhe
i kërkova mundësinë e një takimi me të, nëse do të ishte e mundur. Sapo Ai e
mori vesh se isha një person që në punën time të përditshme merresha me fëmijët
jetimë, u bë edhe më i vëmendshëm. Pa u menduar gjatë tha: “Të pres sot në
mëngjes në shtëpinë time, në ora 10.00. Ke mundësi të vish..!?”
Po, - i thashë, - vetëm rrugën kam për të bërë. Për
30 minuta jam aty.
Mora me vete numrin e ri të revistës “Integrim”
botim i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, dhe me disa
materiale të tjera në dorë, nxitova për të shkuar në shtëpinë e tij që ndodhej
në rrugën e “Kavajës”, diku në qendër të Tiranës.
Rrugës m’u shtuan emocionet dhe papritur, nuk e di
përse, por, aty për aty më erdhi një shqetësim. Mendoja se si do të përballesha
në bisedën me të, në këtë takim të parë…
Nuk e pata kohën e mjaftueshme të mendoja gjatë, kur
befas u gjenda në shkallët e pallatit të tij… Ishte një pallat i ndërtuar prej
shumë vitesh që nga koha e socializmit.
Në çastin që po ngjisja shkallët, sa hap e mbyll
sytë, u gjenda përballë derës së apartamentit ku banonte. Mendova me vete:
“…Vallë, po kaq i thjeshtë e modest do të jetë edhe në banesën e tij
profesori…(!?)”
Në fakt, nuk u gabova. Apartamenti ku banonte
profesor Dedja, ishte shumë i thjeshtë, nga ato që vetëm shkrimtarët kanë… Me
shikim të parë, të binin në sy rafte të mbushura plotë e për plot me libra.
Nuk e di përse ky episod më solli ndërmend jetën e
shumë personaliteteve të letërsië botërore, të cilët, përgjithësisht kanë bërë
dhe bëjnë një jetë fare modeste, jashtë çdo lloj luksi dhe pa shumë pretendime.
Sapo hyra në dhomën e tij të ndënjes, profesori u
ngrit nga divani ku ishte ulur dhe pinte duhan. Më zgjati dorën dhe më ftoi të
ulesha pranë tij. Bashkëshortja Pandora, një grua e bukur dhe fisnike, i
qëndronte pranë. Me sa kuptova, përkujdesej shumë për të, sepse herë pas herë
kur profesori fliste e kollitej, ajo e shikonte drejt e në sy.
Tranzicioni që po kalonte vendi , por edhe mosha e
problemet me shëndetin, e kishin lodhur ca, por gjithësesi, në sytë e tij të
vegjël e të shndritshëm shikoje dritë, jetë, shpresë dhe ngazëllim…
Duke qenë edhe dëshmitar i shumë proceseve dhe
fenomeneve negative që po kalonte shoqëria shqiptare në këtë periudhë të
tranzicionit, profesor Dedja nuk mund të qëndronte pasiv dhe indiferent.
Ai tregonte vëmendje dhe kishte interes për gjithçka
po ndodhte në vend; shprehte keqardhjen dhe shqetësimin e tij maksimal për kategoritë
shoqërore më të brishta dhe më të pambrojtura. Në veçanti për fëmijët jetimë
dhe pa kujdesin prindëror, të cilët për hir të së vërtetës, ishin më të
ekspozuar dhe më të rrezikuar nga plagët sociale të kohës.
Si një ish – fëmijë i rritur jetim, (babai e la në
moshë fare të njomë, 1 vjeç), e bënë Atë të vëmendshëm dhe shumë të ndjeshëm
ndaj çështjeve sociale, ndaj dhimbjeve, problemeve dhe halleve të njerëzve të
thjeshtë që vuanin nga pamundësitë dhe mungesat e mëdha.
Jo vetëm atëherë kur Ai mbante postin e zv/Ministrit
të Arsimit, por edhe më vonë kur nuk i kishte këto përgjegjësi shtetërore dhe
shumë vite pasi kishte dalë në pension, Profesor Bedriu ishte gjithmonë i
angazhuar në ndihmë të njerëzve në nevojë.
Folëm gjatë për punën dhe programet e Institutit
Kombëtar të Integrimit të Jetimëve, për strategjinë dhe projektet e ardhshme që
kishin të bënin me politikat sociale, për rrugët dhe format efikase që do të
ndiqeshin për mbështetjen dhe integrimin në jetë të fëmijëve jetimë.
Pasi i dhurova kopjen e parë të revistës “Integrim”,
botim që ai e quajti “Tribunë të Jetimëve Shqiptarë”, më premtoi se në numrin e
ardhshëm Ai do ishte i pranishëm me penën e tij. Tha se do të shkruante diçka
speciale për këtë revistë.
I entuziazmuar dhe i çliruar nga emocionet, nisa t’i
tregoja prefesor Bedriut edhe qëllimin kryesor të këtij takimi, duke i thënë se
me nismën e një grupi intelektualësh të shquar të vendit, dhe me mbështetjen e
Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, Instituti Kombëtar i
Integrimit të Jetimëve, në veprimtarinë që do të organizoj në Pallatin e
Kongreseve, do t’i propozonte Kuvendit të Shqipërisë që data 20 Maj të shpallet
si “Dita Kombëtare në Ndihmë të Jetimëve Shqiptarë”.
Për këtë arsye, vijova më tej t’i shpjegoja
profesorit, ne kërkojmë edhe mbështetjen tuaj. Me një fjalë, kërkojmë që t’i
bashkangjiteni kësaj inisiative, këtij propozimi. Ta nënëshkruani edhe ju atë.
Pa e mbaruar mirë fjalën, profesori u çel i tëri në
fytyrë. I mallëngjyer, u mbush thellë me frymë dhe sytë i’u përlotën. Pastaj më
përqafoi duke më thënë: “Ilir, biri im! Do të ketë të ardhme edhe për këtë
vend… Padyshim, do ketë të ardhme edhe për këta fëmijë…”.
Nxorri nga xhepi stilolapsin e tij, dhe me një
shpejtësi të rrufeshme e nënëshkroi atë dokument në të cilën ndodheshin edhe
mjaft firma të personaliteteve të tjera si Dritëro Agolli, Xhevahir Spahiu,
Kadri Roshi, Xhanfise Keko, Anesti Kondili, Diana Çuli, Ramazan Bogdani, Moikom
Zeqo, etj.
Më pas, ai propozim u jetësua me një Ligj të veçantë
nga Parlamenti Shqiptar, dhe sot, mbarë jetimët e Shqipërisë e kanë Ditën e
tyre 20 Majin, si një ditë që tërheq vëmendjen dhe i bëhet apel shoqërisë dhe
institucioneve të vendit për më shumë vëmendje dhe mbështetje ndaj tyre.
Të nesërmen, në Pallatin e Kongreseve salla ishte
mbushur plot e për plotë me fëmijë e të ftuar nga e gjithë Shqipëria.
Me stafin organizativ të Institutit, prisnim në
hollin e hyrjes të ftuarit special që e nderonin këtë eveniment të rëndësishëm
me pjesëmarrjen e tyre dhe që organizohej për nder të fëmijëve jetimë. Mes të
ftuarve të shumtë, ishte i pranishëm edhe profesor Bedriu.
Në takimin që pata në shtëpinë e tij një ditë më
parë, më premtoi se do të shkruante diçka speciale në numrin e ri të revistës
“Integrim”. Dhe profesori e mbajti fjalën. Kishte qëndruar përgjatë gjithë
natën i pa gjumë për ta shkruar atë program, të cilin ma dhuroi aq bujarisht të
shoqëruar edhe me një buzëqeshje të ngrohtë atërore.
Ishte çasti më emocionant dhe më kulmor që është e
fiksuar edhe në këtë foto që shoqëron shkrimin tim për profesorin e nderuar.
Në zarfin që më jep në dorë (para se të ndahej nga
jeta), ndodhej programi që Ai projektoi për të ardhmen e këtij Instituti, për
të ardhmen e fëmijëve jetimë. Ishte një program mjaft i ngjeshur dhe ambicioz,
i bukurndërtuar mbi baza shkencore dhe metodikë bashkëkohore. Ai program
synonte të garantonte mbështetjen ligjore dhe institucionale të këtyre fëmijëve
nga ana e shtetit.
Por, brenda atij zarfi, ishte edhe buzëqeshja -
testamentare që profesor Bedri Dedja la jo vetëm për fëmijët jetimë, por për të
gjithë fëmijët e Shqipërisë...
Që në fytyrat e tyre të mos ketë asnjëherë cene e plagë sociale; që në sytë e tyre tmos ketë kurrë trishtim, brenga, lot dhe shpresa ta vrara fëmijësh; por vetëm ëndrra dhe pasione të bukura, lodra dhe gëzime, një të ardhme edhe më të mirë e të sigurt për ta.
Që në fytyrat e tyre të mos ketë asnjëherë cene e plagë sociale; që në sytë e tyre tmos ketë kurrë trishtim, brenga, lot dhe shpresa ta vrara fëmijësh; por vetëm ëndrra dhe pasione të bukura, lodra dhe gëzime, një të ardhme edhe më të mirë e të sigurt për ta.
Tiranë, më 19.Tetor.2010
No comments:
Post a Comment